Me verën që po afron, sezoni televiziv po mbaron.
Tashmë vetëm se kanë nisur raportimet për lëvizjet që do t’i shohim në ekran nga Shtatori e tutje dhe duket se ndryshimet do e përfshijnë edhe serialin ‘O sa mirë’.
Pas disa sezoneve tejet të suksesshëm përkundër ndryshimeve, ‘O sa mirë’ nga Shtatori do të vijë komplet ndryshe.
‘Shkolla’ do të mbyllet për t’i lënë radhën një… PARTIE!
Lajmin e kanë bërë të ditur regjisorët e serialit përmes një postimi në rrjete sociale ku kanë shpalosur transformimin e shkollës.
Me gjasë të inspiruar nga numri i madh i partive politike në vend, regjisorët e serialit kanë vendosur për këtë kahje të re, e cila do jetë pa dyshim tejet interesante për t’u parë. /Prive.al