Sellma Kasumoviq është një make up artiste dhe dizajnere e njohur nëpër botë me prejardhje nga Kosova, kështu nis shkrimi i revistës ‘New York Elite’.
I gjithë rrugëtimi i saj është pasqyruar përmes artikullit dhe intervistës që ka filluar. Kasumoviq pasionin e saj për grimin e ka ndjekur që në moshën 14 vjeçare e ndërkaq pjesë e kësaj industrie u bë dy vite më vonë.
Sellma ka ndjekur seminare të rëndësishme në botë ku përpos që ka mësuar teknika të reja ka treguar për origjinalitetin e saj që e pasqyron në punë.
Për revistën ‘NY Elite’ Sellma ka folur për të bukurën por në të njëjtën kohë ka treguar edhe për synimet e saj.
Kasumoviq shpreson që në të ardhmen të ketë linjën e saj të kozmetikës./Prive.al