Nxori këngën e re, por Butrint Imeri largoi një pjesë të tekstit!

By

Kur publikoi një video në Instagramin e tij me paralajmërimin se kënga e re nga ai po vinte, Butrint Imeri pati një pjesë ku fliste për “Gënjeshtrat” në një lidhje dashurie.

Sikurse të gjitha këngët e tjera të tij, edhe kjo i dedikohet një vajze ndërsa Imeri, sot publikoi projektin “Hajt, hajt”, një këngë që po ashtu, i kushtohet një ndarjeje.

Mirëpo ne vërejtëm se një pjesë e tekstit të tij, është larguar nga kënga, sepse versioni final ndryshon nga paralajmërimi që kishte bërë këngëtari.

“Ti m’ke rrejtë, ti m’ke rrejtë e kjo t’ka dhez. Pse m’ke rrejtë, pse m’ke rrejtë ti macë e zezë”, ishte pjesa të cilën Imeri e publikoi në Instagramin e tij.

View this post on Instagram

#HajtHajt is out now!! (LINK IN BIO)

A post shared by BUTRINT IMERI (@butrint_official) on

Artikuj të ngjashëm