Greta Koçi zbulon pak nga projekti i ri…

By

Greta Koçi ka nisur xhirimet e videoklipit të saj të ri.

Lajmi u bë i ditur përmes disa videove të postuara nga ajo në rrjetin social Instagram.

Greta nuk ka dhënë detaje mbi projektin përveç se në klip do të jetë një grup vajzash që do të vallëzojnë bashkë me të.

Këngëtarja ka kohë që po bashkëpunon me Blackfish Entertainmet në krye me Genc Prelvukajn, pasi thuhet se motra e saj Eni, është në lidhje me reperin, edhe pse asnjëherë nuk u konfirmua.

Këngët e fundit të Gretës dhe Enit janë realizuar pikërisht nga Genci, madje edhe shumë koncerte I kanë mbajtur bashkë.

Artikuj të ngjashëm