Ky po që është një filtër Instagrami pas të cilit duhet të obsesionohemi të gjithë!
Fotografia e famshme e “Nuses Kosovare”, që shfaqë traditën mbi një mijë vjeçare të Lubinjës së Zhupës së Prizrenit, e shpallur si ‘fotografia e ditës’ në 2013-tën në National Geographic, është shndërruar në filtër të Instagramit.
Fotografia “Nusja” nga Kosova, e realizuar nga Nita Zeqiri, ishte zgjedhur Foto e Ditës nga revista prestigjioze “National Geographic”.
Imazhi paraqet një traditë të vjetër mbi një mijë vjeçare që është përcjellur brez pas brezi deri në ditët e sotme.
Fytyra e nuses pikturohet në shumë shtresa të bukura të ngjyrës që simbolizojnë gjëra të caktuara. Tre rrethet e arta që simbolizojnë ciklet e jetës. Rrethet e brendshme të kuqe janë simbole të pjellorisë dhe e gjithë fytyra është e mbuluar me pika të kuqe dhe të kaltra, që përçojnë dëshirën dhe urimin për nusen e re që të ketë familje të shëndetshme dhe të lumtur.
Filtri u krijua nga agjensioni Hallakate, që është agjensioni i parë i mediave sociale në Kosovë.
Për të provuar këtë filtër klikoni KËTU. /Prive.al