Edhe një reper i ri në Koncertin e Dua Lipës, ja kush tjetër performon

By

Këngëtarja me famë botërore Dua Lipa në bashkëpunim me fondacionin e saj Sunny Hill, kanë paralajmëruar një koncert të madh në Prishtinë.

Përveç artistëve me famë botërore si Albert Stanaj e Action Bronson, aty do performojnë edhe Genc Salihu e Shpat Deda dhe reperët Ledri Vula, Lumi B e Gjiko.

Por kastës së reperëve në koncertin që do mbahet me10-të Gusht, i është shtuar edhe një emër i ri.

Bëhet fjalë për Butën i cili në profilin e tij në Instagram, e ka konfirmuar se do të jetë pjesëmarrës në koncert. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm