Këngëtarja e famshme shqiptare Vesa Luma, e njohur për hitet e saja që nga fillimi i viteve 2000, kohëve të fundit ka qenë shumë më pak aktive në muzikë se sa dikur.
Ajo edhe është martuar me reperin Big Basta, ndërsa çifti për një kohë jetuan në Zelandën e Re e tani sërish janë zhvendosur atje.
Dhe e tërë kjo dinamikë në jetën e Vesës, ka bërë që këngëtarja të mos jetë e frymëzuar të bëjë muzikë, të cilën e ka bërë gjithmonë.
“Nuk më vjen frymëzimi në asnjë moment. Besoj ka shumë faktorë që ndikojnë në këtë gjendje timen. Nga fillimi i jetës së re e deri te mundimi për të kuptuar tendencat e çuditshme shqiptare që të japin presion për të nxjerrë nga 10-të këngë në vit, investime të cilat barazohen me 0”.
Më poshtë deklarata e plotë e Vesa Lumës më 8 gusht:
Mirëpo kjo nuk do të jetë një çështje më, sepse Vesa Luma po rikthehet me projekt të ri, dhe atë me një bashkëpunim.
E këngëtarja e cila do të bashkëpunoj me Vesën është Njomza. Lajmin e bëri të ditur Vesa më anë të një postimi në Instagram.
Njomza Vitia është një nga sekretet e ruajtura më së miri nga muzika pop, duke shkruar për Ariana Grande këngë si Thank U, Next dhe 7 Rings.
Njomza u zbulua nga Mac Miller dhe nënshkroi kontratë në kompaninë e tij muzikore Most Dope. Pjesa tjetër mbetet histori e suksesit të saj muzikor.
Ajo po ashtu performoi në festivalin “Sunny Hill Festival”, në të cilën këngëtarja dhuroi një spektakël të vërtetë. /Prive.al