Nuk ka pikëpyetje për Luanën në sezonin e ri televiziv

By

Me sezonin e ri televiziv i cili është në prag, interesimi për lëvizjet e risitë e mundshme nuk mungon.

Por, të paktën sa i përket Luana Vjollcës duket të mos ketë risi domethënëse.

Prezantuesja e njohur do e risjellë sezonin e katërt të “Shiko Kush Luan” po në Top Channel.

Formula e emisionit në thelb duket se do të mbesë e njejta mirëpo risi do të ketë në imazh. Siç ka zbuluar Luana përmes InstaStory, studio e programit do të dyfishohet në sipërfaqe.

Sakaq, formati “Take me Out” që u pezullua shkaku i pandemisë sipas të gjitha gjasave do të mbetet për pjesën e dytë të sezonit televiziv, në 2021-ën. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm