Që prej shkuarjes në pushim të Nora Istrefit, në vazhdimësi përflitet për personin e tretë që po e shoqëron këngëtaren me vajzën në Turqi.
Në disa portale u aludua se mund të jetë Roberti mirëpo një gjë e tillë, normalisht se nuk është e vërtetë.
E dilemat, me gjasë edhe për t’i mbyllur thashethemet në portale i ka hequr vetë këngëtarja.
Përmes një albumi me fotot më të mira nga pushimet ku vetë shfaqet në top formë, Nora ka zbuluar se në pushime është edhe nëna e saj, Syzana.
Tashmë nuk kemi dilema për atë që po ia shkrep fotot Norës! /Prive.al