“Nuk jam materialiste, s’më blen dot me para” – Adrola Dushi e frustruar me sjelljet e njerëzve

By

Modelja e famshme shqiptare Adrola Dushi, është deklaruar se nuk është aspak një vajzë materialiste dhe madje e irriton sjellja e njerëzve që sot, tentojnë të blejnë çdo gjë me para!

Dushi në intervistën e fundit dhënë për Prive, ka deklaruar se asaj nuk i bëjnë aspak përshtypje paratë dhe se e do më shumë se gjithçka, dashurinë e njerëzve që i ka përreth.

“Miqtë e mi të afërt më thonë se kam lindur në kohën e gabuar. Gjithçka paguhet me para sot, dashurinë e ndjenjën dhe kjo më irriton pa fund. Mua s’mund të më blesh kurrë me para, mua s’më bën asgjë të lumtur as paratë e as gjërat materiale, vetëm njerëzit”.

“Vetëm mirësia e njerëzve më bën të lumtur. Nëse njerëzit më duan e më rrinë afër, jam gati të bëhem tapet për ta”, ka thënë Adrola, në intervistën “10-të gjëra që s’i keni ditur” në Prive.

 

Artikuj të ngjashëm