Në përgjithësi, kosovarët vdesin pas futbollit. Në mesin e mijëra sporteve, loja me top në fushë e quajtur futboll, është ajo që i bën të lënë kokën pas saj.
Por një shqiptar që jeton në Amerikë, atje ku futbolli s’është edhe aq i popullarizuar, ka një tjetër sport të preferuar.
Këngëtari i famshëm Sinan Vllasaliu, parapëlqen të ndjekë një ndeshje basketbolli në vend të një lojenfubolli.
Vllasaliu i cili prej vitesh jeton në SHBA, ka qenë prezent në tribinat e një ndeshjeje me basket.
“Gjithmonë e kam dashur. Dallas Mavericks”, ka shkruar Sinani, duke e shoqëruar përshkrimin me një fotografi nga salla e lojës. /Prive.al