Anxhela Peristeri 11 vite më parë ishte pjesë e X Factor në Greqi (VIDEO)

By

Sot është një prej këngëtareve më të njohura shqiptare.

Por, deri në këtë pikë sot, kur ka edhe trofeun e vendit të parë në festivalin ‘Kënga Magjike’ sigurisht se Anxhela Peristerit i është dashur të kalojë shumë peripeci.

Pak kush e di se këngëtarja e kishte provuar 11 vite më parë promovimin përmes pjesëmarrjes në spektaklin shumë të ndjekur X Factor në Greqi.

‘Para 11 vjetesh ne X Factor Greece provova fatin! Sa isha ngritur nga gjumi me dhune nga shoqja ime e ngushte Rafaela .Me dridheshin kembet se sdija mire as gjuhen !Rrugetimi im artistik ka qene i mbushur me sakrifica,mund,shume pune dhe asnjehere lodhje’ – deklaron Peristeri në postimin e bërë teksa kthehet në kohë. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm