Nuk do të mbani dot lotët me filmin që propozoi Rita Ora

By

Së fundmi, Rita Ora publikoi një fotografi në Instastory të saj ku shihet e përlotur.

Rita u shpreh se ajo shikoi një film super-romantik i cili e bëri atë të qante dhe ishte mjaft emocionues për të.

“Vetëm sa shikova filmin ‘The last letter for your lover’, derdha lot sepse romanca ishte e papërballueshme, shikojeni nëse dëshironi të qani”.

Filmi është lansuar këtë vit. Historia ka të bëjë me një gazetare e re femër në Londrën bashkëkohore zbulon një seri letrash dashurie që tregojnë historinë e një lidhjeje tepër romantike në vitet 1960 dhe bëhet e fiksuar me zbulimin e identiteteve të të dashuruarve dhe zbulimin se si përfundon historia e tyre e dashurisë. /Prive.al

https://upload.wikimedia.org/wikipedia/en/7/7e/Last_Letter_From_Your_Lover_Poster.jpg

Artikuj të ngjashëm