Aktorja turke i jep fund beqarisë, fejohet me basketbollistin e njohur

By

Ebru Şahin, aktorja që shkëlqen me serialin Hercai, po bëhet gati për dasmën Cedi Osmanin, i cili luan për Cleveland Cavaliers, një nga skuadrat e NBA.

Çifti Ebru Şahin dhe Cedi Osman, të cilët u fejuan me ceremoninë e zhvilluar në Tekirdağ, nisën përgatitjet e dasmës. Ftesat e dasmës janë dërguar dje tek të ftuarit.

Aktorja dhe basketbollisti janë bashkë që nga vera e vitit 2020.  Më 7 korrik ata do të përmbushin ëndrrat e tyre me një dasmë argëtuese në plazhin e Çeşme, ku nisi edhe dashuria e tyre.

Edhe Cedi Osman dhe aktorja bukuroshe u kanë dërguar mesazhe ‘save the date’ të afërmve të tyre të cilët do t’i ftojnë në dasmë. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm