Nuk do besoni se sa vite diferencë kanë Dua dhe i dashuri i saj

By

Me lidhjen e tyre, ata definitivisht përbëjnë imazhin e një çifti perfekt që përshtaten në çdo aspekt dhe që shijojnë secilin çast së bashku.

Dua Lipa dhe modeli i saj Isaac Carew janë dyshe ikonike për t’u pasur lakmi me kiminë që kanë me njëri-tjetrin.

Por, nëse shumë gjëra i bashkojnë, është mosha ajo që përbën një diferencë të madhe për dyshen.

Nëse nuk e keni ditur, Dua dhe Isaac kanë fiks një dekadë në mes, e para si 20 vjeçare kurse i dyti si 30 vjeçar.

Mund të mos duken shumë, por kur merret parasysh fakti se Dua ishte vetëm 10 vjeçe kur Isaac ishte në moshën e saj aktuale, kjo flet jo pak.

Ndryshe, rastet e diferencave të mëdha në moshë të dy personave të lidhur janë shtuar mjaft së fundmi me lidhjet e Bleros e Afronës apo Getit dhe Marinës. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm