Pasojat e zgjedhjes së Donald Trump si President i SHBA-ve janë ndjerë deri tek Rene Redzepi, shqiptari nga Maqedonia që për vite rresht, përfshirë edhe 2016-tën fiton çmimin e restorantit më të mirë në botë.
Qysh në orët e hershme të mëngjesit, Rene ka ndjerë impaktin e zgjedhjeve tek seksioni i mesazheve që i kanë mbërritur në adresën e tij elektronike.
Ajo është mbushur me përplot kërkesa për punë nga amerikanë që duan të shpërngulen për t’u punësuar tek ‘Noma’ e tij në Kopenhagë.
Rastin, shqiptari e ka ndarë me ndjekësit e tij në Facebook ku ka deklaruar: ‘Zgjohem në Kopenhagë me inbox-in e mbushur nga aplikacionet për punë të amerikanëve’. /Prive.al/