Dy produksionet e fundit muzikore nga Nora Istrefi ishin në duet. E para ishte me Robertin për “Ska më inat” e teksa tjetra me Gjikon në “Gabime”.
Klikimet vërshuan tek të dy klipet, e madje u dëgjuan e po vazhdojnë të dëgjohen gjithandej.
Mirëpo, mesa duket bashkëpunimet janë bërë tepër të pëlqyeshme nga Nora Istrefi e cila pas pak ditësh pritet të publikoj projektin e ri.
“Tymi i dashnisë” do të mbaj emrin kënga e cila sërish do të jetë në duet por këtë herë me një emër jo dhe aq të njohur të skenës muzikore.
Në klip këngëtarja do të duket për mrekulli, ku për flokët do të përkujdeset si gjithmonë Kaci e teksa për grim Arbër Bytyqi.