Seti i ri fotografik i Nora Istrefit, sapo na e kujtoi sa i bukur është dimri.
E kuruar deri në majë të gishtërinjve me një grim tejet natyral, këngëtarja e famshme ka lansuar në profilin e saj në Instagram një seri imazhesh të reja.
Fotografitë e këngëtares janë realizuar në Parkun Gërmia në Prishtinë, që ka marrë pamjen e magjishme të vjeshtës.
E rrethuar me një ambient krejt të artë, Istrefi ka zgjedhur të veshë një pallto të bardhë dimërore në këtë sesion fotografik, të kombinuar me pantallona të bardha.
Ndërsa për këpucë ajo ka zgjedhur të veshë një palë take të silikonit, të cilat janë krejtësisht të tejdukshme dhe interesante. /Prive.al