Numërimi prapa ka filluar edhe për projektin e ri të Nora Istrefit.
Këngëtarja tashmë ka finalizuar krijimin muzikor të cilin do e titulloj ‘Tymi i dashurisë’.
Pak nga prapaskenat, këngëtarja ka ndarë me ndjekësit në rrjete sociale ku shfaqet mahnitëse në të bardhë.
‘Tymi i dashurisë po vjen së shpejti. A jeni gati’ – pyet Nora në postimin e bërë.
Për aq kohë sa këngëtarja është gati, edhe ne do jemi gjithë sy e veshë për këtë projekt. /prive.al