Sot është dita ndërkombëtare e vajzave.
Në këtë ditë, Robert Berisha është përkujdesur që ta urojë të shtrenjtën e tij, Renée.
“Ti je dielli im, hëna dhe gjithë ylli. Je kuptimi i jetës sime. Urime dita e vajzave” – është shprehur Roberti.
Nuk ka munguar në këtë postim as komenti i Norës.
“Renée ime e bukur” – është shprehur këngëtarja.
Sa herë bëhet fjalë për vajzën, Roberti dhe Nora kanë dëshmuar se vazhdojnë të mbajnë një raport shumë të mirë. /Prive.al