Nora Istrefi po kalon ditën në këtë qytet të mahnitshëm shqiptar (FOTO)

By

Ndryshe nga e diela e javës së kaluar ku ajo vendosi ta kalojë ditën në shtëpi, duke u relaksuar pranë vaskës së saj brenda ambienteve luksoze të shtëpisë, këngëtarja Nora Istrefi, këtë të diele ka udhëtuar.

Destinacioni i saj është një qytet i mahnitshëm shqiptar. Ai është vendi ku i gjen të gjitha, histori e bukuri bashkë e plot legjenda e mite që kanë mbushur me tregime letërsinë shqiptare.

Nora këtë të diele ndodhet në Shkodër, dhe nga atje ka publikuar një video që duket të jetë bërë nga kalaja e Rozafatit, ngase vetëm nga ajo lartësi shihet si në pëllëmbë të dorës tërë qyteti.

Ndërsa, ajo nuk ka treguar se me kë ka shkuar atje, por me siguri pranë vetes ka Rene dhe Robertin /Prive.al

Artikuj të ngjashëm