Këngëtarja Nora Istrefi e ka kuptuar qysh moti nevojën e skenës për të ndryshuar pamjen tënde dhe për të ardhur gjithmonë e transformuar.
Këngëtaren e kemi parë si bionde, me flokë të gjata e kaçurrela, me balluke dhe duke ndryshuar shpesh stilin e krehjes.
Istrefi gjithmonë ka ditur të vijë ndryshe, dhe të bëjë transformime me shumë shije…
Por së fundmi një fotografi e publikuar nga ajo, na e mori shumë vëmendjen.
Nora siç duket ka vendosur të provojë një paruke të re, flokë të gjata në ngjyrë tejet të errët të cilat i shkojnë tej mase stilit të saj, e janë rregulluar nga stilisti Kaci Lleshi.
Mos e ndërro Nora edhe pak kohë, sepse po të rrinë shumë bukur…