Nora Istrefi i bie pishman, vendos ta publikojë projektin që dikur e anuloi (FOTO)

By

Me siguri të gjithë e kujtoni ditën kur Irkenc Hyka dhe Nora Istrefi, paralajmëruan bashkëpunimin e tyre të parë.

“Tymi i dashnisë” ishte pothuajse i gatshëm për publikim por kjo gjë, atë kohë nuk ndodhi.

Siç ka marrë vesh Prive, ka qenë Nora ajo e cila e ka anuluar këngën edhe pse ishte e gatshme, megjithatë Irkenci nuk e anuloi dhe e solli I vetëm.

Madje kënga u dëgjua jashtëzakonisht shumë dhe arriti miliona klikime në youtube.

Sidoqoftë, Nora tani ka pranuar që dueti që mbeti në gjysme të publikohet, edhe pse jo me videoklip.

“Tymi i dashnisë 2” do të dalë sot në orën 18:00 me titra dhe këtë e kanë bërë të ditur Irkenci dhe më pas edhe Nora./Prive.al

Artikuj të ngjashëm