Nora Istefi anulon duetin me Irkenc Hykën?

By

Për ditë të tëra qarkulloi lajmi anë e mbanë se Nora Istrefi e Irkenc Hyka po përgatisnin një super duet.

“Tymi i Dashnisë” ishte titulli dhe edhe për Prive Nora e konfirmoi se klipi ishte përfunduar dhe si e ftuar e Yrkencit në bashkëpunim, po e priste kolegun t’i jepte dorën e fundit dhe ta publikonte.

Por diçka me sa duket nuk ka shkuar sipas planit.

Irkenc Hyka ka bërë lajmërimin e këngës së re, por emri i Norës nuk përmendet gjëkundi.

Këngëtarja nuk figuron në paralajmërimin e tij e as vet nuk ka dhënë ndonjë njoftim se është pjesë e këtij bashkëpunimi.

E edhe Nora e ka larguar nga përshkrimi i një videoje emrin e këngës “Tymi i Dashnisë” dhe kjo jep indikacione se ajo s’është më pjesë e këngës. /Prive.al

A post shared by Nora Istrefi (@_noraistrefi_) on

Artikuj të ngjashëm