Dy motrat e famshme kosovare, Nora dhe Era Istrefi po sjellin një bashkëpunim për herë të parë.
Dyshja ka kohë që e kanë premtuar një këngë së bashku, ndërsa tani i erdhi momenti. Xhirimet e klipit të tyre të ri kanë përfunduar, ndërsa javën që lamë pas në Prive, Era ka folur për detajet e projektit.
Si erdhi te bashkëpunimi me Norën?
“Vitin e kaluar me Klajdi Lupën e kemi punuar këngën. Klajdi është shqiptar që jeton në Shqipëri. E kemi pasur një kimi të mirë në studio. Nora e ka dëgjuar dhe i ka pëlqyer më së shumti nga këngët e mia dhe i kam thënë “hajde gjuaju”, meqë po të pëlqen kaq shumë”, ka thënë Era.
Kënga e tyre quhet “Nuk e di”, ndërsa publikohet në fund të muajit mars. /Prive.al