Nora dhe Rene, vajzat më me stil të mëhallës (FOTO)

By

Si e ëma si e bija, ikona të stilit për kohën e vet.

Këngëtarja kosovare Nora Istrefi, ka shije të hollë për veshje dhe këtë po e transmeton edhe tek vogëlushja e saj Rene.

Në këto ditë të ngrohta vere, këngëtarja me të bijën e saj janë fotografuar duke ecur nëpër lagjen ku tash e një kohë edhe banojnë.

Lagja “Marigona” në periferi të Prishtinës, s’mund të ketë vajza më me stil se sa këto të dyja.

E veshur me tuta të markës Adidas, Rene duket tejet lezetshëm në krahët e së ëmës, ndërsa Nora, e ka kompletuar pamjen e saj me një kapele reagge, të stilit Bob Marley. /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm