Nuk bëhet fjalë për duet por për një tjetër bashkëpunim.
Kënga e re e Nora Istrefit që supozohet se do të jetë një ndër hitet e para të 2016-tës do të ketë një komponent nga Era.
Lirikën e këngës Nora ia ka besuar motrës.
Kjo këngë ende e pa titull është thuajse afër finalizimit vetëm se pritet që ti realizohet edhe videoklipi.
Se si do të duket dhe çfarë do na sjellë Nora kësaj radhe mbetet të shihet.