Në mesin e një vargu projektesh muzikore solo e në bashkëpunim, këtë verë, Noizy duket se do i rikthehet një miku të vjetër.
Pas disa kohësh, lideri i OTR do t’i bashkojë forcat me Azetin, reperin shqiptar që po bën namin në Gjermani viteve të fundit duke korrur sukses në audienca të ndryshme europiane.
Kënga e përbashkët do titullohet ‘Don don’, dhe në bazë të informacioneve të fansave, pritet që shumë shpejt të publikohet.
Mbetet të shihet nëse do të përsëritet suksesi i projekteve paraprake të cilat kanë qenë në bashkëpunim nga dyshja. Në këtë pikë, s’dyshohet pothuajse aspak! /Prive.al