Reperi Rigels Rajku – Noizy mbrëmjen e djeshme dhe mëngjesin e sotëm zuri vend në media për një arrestim të supozuar.
U tha se ai është ndaluar nga policia për shkak të videove të gjuajtjes me armë, njejtë sikur Stresi që po kërkohet.
Por, të paktën nga ajo që reflekton në rrjet sociale, Noizy i cili ka precedentë tjerë penal me probleme në komunikacion, vazhdon të jetë i lirë.
Postimet në Snapchat ai i ka vazhduar mbrëmjen e djeshme deri në orën 3 pas mesnate teksa sonte në mbrëmje, qetësisht, ai është ‘lajmëruar’ nga Tirana.
Nuk dihet nësë ndalimi nga policia ka qenë thjesht për ta marrë në pyetje apo realisht nuk ka ndodhur fare. /Prive.al/