Noizy ndër vite ka pasur një listë të gjatë sherresh me rivalë por, në 2016-tës listës iu shtua një armik i një tjetër dimensioni.
Institucioni mediatik Top Channel u bë armik i reperit pas një batute në ‘Top Awards’ ku Ledion Liço thumboi Noizyn për mospjesëmarrjen dhe makinat e që më pas u pasua me një akuzë direkte ndaj prezantuesit, të cilin reperi e quajti homoseksual e kollovar (që mbahet nga gruaja, respektivisht Sara Hoxha).
Kaq mjaftoi që ofendimi drejtuar Ledionit të konceptohet si ndaj Top Channel për faktin se sidomos në atë periudhë, ekrani lidhej me vetëm emra të përveçëm.
Mediumi e konsideroi në lajmet qendore Rigelsin si ‘shembull’ të keq për rininë shqiptare dhe e zhduki nga secila paraqitje e mundshme.
“Top Channel slun muziken teme mo, O pasha zotin krejt ca thash – skom rrejt kurgjo, Sfiket barutin nese Ti ja flaken, Tani mos tvi keq Kur un ta kuq faqen,” – thoshte një vit më pas, në 2017-tën vetë Noizy në një prej repturave të projekteve të tij muzikore.
Por, gjërat kanë ndryshuar dhe Topi, të paktën online po përcjell çdo hap të reperit.
Mediumi i cili po ringritet tashmë kur gjërat i ka marrë në dorë tërësisht Presidentja Vjollca Hoxha, i ka tejkaluar shumë komplekse e rregulla të kota të superioritetit të cilat i ka pasur ndër vite dhe sipas gjasave, edhe inati me Noizyn është një prej tyre.
Në portal mbrëmë janë shkruar dy lajme mbi reperin, teksa hyn në ring dhe teksa… performon tek meçi ku Florian Marku doli fitues!
Nuk dihet nëse kjo mospërfillje e bojkotit pas inatit me Ledionin është bërë pa qëllim apo është reflektim i vendimit që të mos lidhet më fati i gjithë mediumit me disa emra, deri dje të apostrufuar si kryesorët dhe të rrethit të ngushtë. E rëndësishme është që lajmi për Noizyn ja ka vlejtur, sepse është ma i klikuari… /prive.al