Noizy ka realizuar këngën e re, por shoku i tij s’po e lë ta publikojë! (VIDEO)

By

Klipin e paska realizuar dhe gjithçka qenka gati e ka mbetur vetëm të shtypet butoni “PUBLISH”.

Por për këtë, atij i duhet “amini” i mikut më të mirë që ka.

Reperi shqiptar Noizy ka realizuar këngën e re bashkë me klipin dhe quhet “Gjuha e kampionëve”, mirëpo pse ende nuk e ka lansuar online?

Me sa duket ai po pret që “dritën e gjelbër” t’ia japë miku i tij, aktori Blerim Destani. Në profilin e tij në Instagram, reperi ka publikuar ca inserte të kësaj kënge me një mbishkrim ku thotë se kënga do publikohet në momentin që Destani e jep lejen, për shkak se mes dy artistëve eksiton një marrëveshje paraprake.

“Gjuha e Kampionit . . . ? kjo kenge do te dale vetem kur te thote @blerimdestani keshtu e kemi bo 1 deal. Dmth shkruani nese e doni kongen online”, ka shkruar reperi. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm