Në dhjetor të vitit të kaluar, ishte bërë e ditur se reperi nga Shqipëria kishte gati një album të ri për të publikuar.
Brenda tij janë plot 15 këngë në mesin e të cilave ka edhe bashkëpunime.
Mirëpo publikimi i albumit aso kohe ishte shtyrë për shkak të katastrofës natyrorë, tërmetit në Shqipëri që la dëme të mëdha dhe morri shumë jetë njerëzish.
Noizy personalisht ishte involvuar për të ndihmuar personave të prekur na kjo fatkeqësi.
Mirëpo si duket, publikimi i albumit është më afër se asnjëherë më parë, me Noizyn që publikoi se cilat këngë do të ishin pjesë të tij, por duke mos zbuluar bashkëpunëtorët.
Kuptohet se nga 14 këngë, 2 do të jenë bashkëpunime dhe këngën e 15-të, reperi insiston ta mbajë suprizë për ndjekësit e tij. /Prive.al