Noizy në vazhdimësi po punon për këngë të reja, dhe së shpejti do të lansojë një.
Me anë të disa postimeve në InstaStory reperi ka treguar për të gjithë ndjekësit e tij se kënga do të vijë nën titullin “Tunde”.
Po ashtu ai ka zbuluar se ky projekt do të publikohet këtë të premte (2 korrik). Noziy ka paralajmëruar të gjithë se ky është vetëm fillimi sepse shumë shpejt do të sjellë shumë hite. /prive.al