Noizy i dedikon këngë Florian Markut, reagon boksieri

By

Noizy dhe Florian Marku janë miq prej kohësh. E kështu artisti po i jep zemër boksierit para ndeshjes së madhe duke i dedikuar një këngë.

Marku ka kryer të gjitha përgatitjet e mundshme për meçin e radhës për titullin IBF International. Ai do të performojë para 70 mijë shikuesve në Tottenham Stadium në Londër.

Boksieri ka njoftuar se është gati për mecin e tij dhe se ai do të hapë lojën po me këngën që Noizy i ka kushtuar.

“Krenar që më i miri i të gjitha kohërave për mua nga artistët në Shqipëri ka bërë një këngë për mua. Ajo do jetë kënga që do të dalë në çdo ndeshje deri te titulli i botës. Prisni ta dëgjoni Marku Marku Marku”, shkroi ai në postimin e tij.

I njëti postim është ndarë nga reperi ku shkruan: “Gjithmonë krenar me ty vëlla. Kjo këngë është një dhuratë për ty”. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm