Në vitin 2012, Noizy publikoi një diss të ashpër ndaj Getit dhe anëtarëve të tjerë të atij që dikur njihej si labeli “Babastars”.
Nga ajo kohë, shumë gjëra kanë ndryshuar.
Noizy i ka shuar një pjesë të armiqësive të vjetra duke shtrirë dorën e pajtimit rivalëve të vjetër.
Por, mesa duket edhe po të pajtohet me të gjithë, me Getin nuk ka shanse.
Ai një dekadë pas, ka interpretuar diss-in në Kosovë.
Ngjarja ka ndodhur në një prej koncerteve të tij të fundit në qytetin e Mitrovicës, në kuadër të turit veror që e zë sërish reperin me data të shumta. /Prive.al