Lady Gaga sëmuret keq, anulon koncertin në Las Vegas

By

Lady Gaga nuk po ndihet shumë mire.

Këngëtarja e “Shallow”, njoftoi në mediat sociale se duhej të anulonte koncertin e saj në Las Vegas për shkak të një rasti të rëndë të bronkitit dhe një infeksioni të sinusit.

Image result for lady gaga las vegas show

“Unë jam aq e dërrmuar dhe nuk mund të performoj sonte për aq shumë njerëz që udhëtuan për të ardhur të më shohin,” shkroi ajo mbi një foto të vetes ku shihej duke marrë një infuzion. “Unë kam një infeksion të sinusit dhe bronkitit dhe ndjehem shumë e sëmurë dhe e trishtuar që nuk do të jem aty me juve sot.

lady-gaga-sick

Këngëtarja ka pasur vështirësi kohëve të fundit, pasi asaj iu desht të merrte rreze X në të gjithë trupin e saj pasi ra nga skena gjersa vallëzonte me një fans në shfaqjen e saj në Las Vegas.

 

Ajo siguroi të gjithë fansat e saj se do të ishte mire dhe se do të kompenzonte këtë shfaqje shumë shpejtë.

Burimi: Pagesix.com

Artikuj të ngjashëm