Noizy e Mentor Kurtishi së bashku ?! (FOTO)

By

Mund t’ju tingëllojë pak si e çuditshme por kjo është më se e vërtetë.

Reperi Noizy dhe këngëtari Mentor Kurtishi, të dy krejtësisht të zhanreve të ndryshme muzikore do të bëhen bashkë.

Megjithatë, kjo jo në një këngë duet por në një mbrëmje muzikore që do të mbahet me 1 Tetor për shqiptarët e Zvicrrës.

Noizy nuk njihet për bashkëpunimet e tij me këngëtarë të muzikës popullore dhe një kombinim i tillë do të ishte padyshim një surprizë e madhe.

Kujtojmë se reperi nga Shqipëria u përfol për një anulim koncerti në Zvicërr nga familjarët e Albert Krasniqit, mikut të Noizyt një javë më parë por gjithçka mbeti në suazën e thashethemeve teksa Noizy fajin ia la aeroplanit. Mbetet të shihet se si do t’i shkojë ky koncert. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm