Reperi nga Shqipëria, Noizy duket se nuk e ka ndërmend të ndalet së krijuari produkte të reja teksa një të tillë ka vendosur ta bëjë pikërisht sot.
Pa shumë zhurmë ai do të vijë në bashkëpunim me anëtarin tjetër të grupit OTR, Akkurat.
Kënga do të titullohet ‘Chicca’ dhe do të publikohet në ora 16:00 ndërsa do të jetë projekti i dytë për këtë vit pas bashkëpunimit që pati me reperin Duda.
Duket se edhe ky vit do të mbajë emrin ‘Noizy’ sa i përket prurjeve të reja pasi që artisti e ka nisur vitin ashtu siç e përfundoi 2016-ën, në mënyrë fantastike. /Prive.al/