Një lajm që u përhap sot në portale nuk ka pasur për bazë asgjë të vërtetë.
Bëhet fjalë për raportimin se Agon Abdullahu dhe Kristela Gjoka po i japin fund lidhjes së tyre të kurorëzuar me martesë vetëm rreth 20 ditë më parë.
Këtë e ka konfirmuar Agoni për Prive që shtoi se ky informacion është trillim pa asnjë bazë dhe që siç duket ka shqetësuar pak rrethin familjar dhe shoqëror pasiqë erdhi si rrufe në qiell të pastër.
Për t’i shuar zërat, ka qenë vetë Noga që në seri ka postuar imazhe nga seti fotografik i martesës si një provë se dyshja janë të lumtur si kurrë më parë. I pafshim kështu gjithmonë! /Prive.al/