Njomza bën një krahasim tejet qesharak me një yll botëror

By

Njomza Vitia është një nga sekretet e ruajtura më së miri nga muzika pop, duke shkruar për Ariana Grande këngë si Thank U, Next dhe 7 Rings.

Njomza u rrit në Chicago, Illinois. Të dy prindërit e saj janë nga Kosova, dhe Vitia flet rrjedhshëm shqip dhe anglisht. Njomza ka performuar në shfaqje talentesh që kur ishte pesë vjeç. Në moshën 14 vjeçare, ajo formoi një grup të quajtur “Scarlett”. Megjithatë në moshën 16 vjeçare, ajo u largua nga grupi për të ndjekur një karrierë solo. Pas kësaj Njomza filloi të publikojë covers në kanalin e saj në YouTube dhe disa nga këngët e saj origjinale.

Njomza u zbulua nga Mac Miller dhe nënshkroi kontratë në kompaninë e tij muzikore Most Dope. Pjesa tjetër mbetet histori e suksesit të saj muzikor.

Ajo po ashtu performoi në festivalin “Sunny Hill Festival”, në të cilën këngëtarja dhuroi një spektakël të vërtetë.

Së fundmi në llogarinë e saj në Instagram, ka publikuar dy foto në Instastory – njëra ku shihet ajo dhe të tjetra shihet ylli i madh i rokut.

Njomza bën një krahasim qesharak me të, se sa shumë ngjan modeli i saj i flokëve me atë të Ozzy Osbourne nga grupi legjendar Black Sabbath. /Prive.al

 

 

Artikuj të ngjashëm