Njihuni me të dashurën bukuroshe të ‘Llukmanit’ (FOTO)

By

Një ndër aktorët më të dashur Ernest Zymberi, ka festuar ditëlindjen.

‘Llukman Avdili’ i ‘O sa mirë’ mbush plot 31 vite jetë, megjithëse realisht ai nuk duket si dikush që i ka shkelur të 30-tat.

Ky moment i veçantë është kaluar nga Ernesti në prani të familjarëve të cilët i kishin përgatitur një surprizë me tortë me logon e ekipit të preferuar Inter, teksa më pas ai ka darkuar me personin e zemrës.

Bukuroshja, Albulena Rexhepi ka tash e disa kohë që është në lidhje me aktorin dhe gjithçka çiftit po i ec siç është më së miri.

Ndryshe, Albulena është agjente shitjeje në një prej kompanive private në vend. /PRIVE.AL/

Artikuj të ngjashëm