ÇFARË KENI HUMBUR TË SHTUNËN NË PRIVE?!

By

Edicioni i fundit i Prive-së ka rezervuar lajme nga më të ndryshme dhe ekskluzive.  Stresi ka hapur puntatën e shkuar ku mes tjerash ka treguar se kur do të kthehet në Shqipëri. A ka ikur apo jo nga Policia dhe kur i ka takuar prindërit e tij.

Në intervistën dhënë gazetarit Artan Telaku, Stresi ka treguar se është duke punuar në videoklipin e ri ‘Bad Boy’ që është duke u xhiruar në lagjet e Prishtinës.

Gjira Kajtazi është kthyer në Prishtinë për një kohë. Në këtë vizitë ajo është takuar me shumë fansa të saj të cilët kanë shpërthyer edhe në lotë. Në materialin e Maki Bajramit mund të kuptoni edhe për të dashurin e saj.

Rrjetet sociale janë bërë pjesë e përditshmërisë tonë por jo vetëm. Maninë ndaj tyre fytyrat publike po e shfrytëzojnë edhe për marketing të projekteve. Instagrami është bërë padyshim një platformë mjaft e mirë për lançim. Në këtë rrjet social kryeson Enca, por a janë pjesë e listës Tuna, Dafina e emra të tjerë të njohur.

Mc Beka ka qenë protagonist i intervistës, 60 sekonda ku ndër të tjera ka folur për mënyrën se si i pëlqen në shtrat.

Në rubrikën ‘E vërtetë, Jo e vërtetë’ kemi treguar se Blero është duke punuar në bashkëpunimin e ri që këtë herë do të jetë me këngëtarin, Mandi. Kënga e Capital T në listat muzikore të Italisë e ndërsa Action Bronson i rritet popullariteti në rrjetet sociale

Gazetari Vlorijan Halili ka realizuar materialin e Bleros, Teutës dhe Tarës duke u nisur për ‘Disneyland’. Teuta dhe Blero kanë treguar për këtë rrugëtim madje edhe se si do të flejnë.

Të gjithë ëndërrojnë popullaritetin, mirëpo sa ia vlen të jesh ‘yll’ në trojet shqiptare. A kemi yje të skenës muzikore flasin Tuna, Ermali dhe Bleona.

Përpos kësaj në rubrikën ‘Të pathënat e javës’ ju kemi njoftuar për duetin e ri mes Tunës dhe Cozman, atij që po sjell Geti me Bleona Qeretin dhe projekti tjetër me Nrg Band. Dhurata Dora gati me bombën e radhës

Më shumë informacione për yjet kumtohen këtë të shtunë në ora 19.00/Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm