Njihuni me doktorin që e dobësoi Big Maman!

By

Këngëtarja dhe tani moderatorja Besiana Kasami e njohur me nofkën Big Mama, ka rënë drastikisht në peshë.

Ky pseudonim që ajo i kishte vënë vetes për shkak të përmasave trupore më nuk i shkon aspak, ngase ajo ka ndryshuar strukturën e saj trupore.

Dhe këtë e ka arritur falë një doktori në Turqi, i cili ka kryer një operacion gastrik, për t’i ndihmuar këngëtares të humbë kilogramët e tepërt.

Për këtë arsye, Big Mama i është mirënjohëse doktorit të saj, të cilin edhe e ka vizituar.

Fjala është për doktorin Kerim Guzel, për të cilin Big Mama thotë se ia ndryshoi jetën, duke publikuar me mjekun një fotografi në profilin e saj në Instagram. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm