Kandidatja për deputete nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka rrëfyer shumë gjëra interesante për veten dhe familjen e saj.
Duke nisur nga fëmijëria, Blerta tregoi se është rritur me ëndrrën që ta shohë vendin tonë të lirë.
Deliu flet për fëmijët e saj dhe si ata në mënyrë konstante edhe pse të vegjël në moshë, janë mbështetësit e saj më të mëdhenj.
“Joni dhe Tana janë fëmijët e mi, Joni është 15 vjeçar kurse Tana 11 vjeçare. Ata janë ende të ri, i kanë ëndrrat e veta, shkollimin parësor por më kanë ndihmuar shumë. Joni sidomos marrë parasysh si një 15 vjecar, është njëri prej mbështetësve të mi të dashur sepse e ka edhe mënyrën e gjykimit shumë të mirë , di të jep kritika dhe mua më ka bërë të kuptoj zërin e një fëmije.” – thotë Deliu duke folur për fëmijët e saj.
Për një është e sigurt, edhe pse ajo nuk ka kalur të gjithë kohën e saj pranë fëmijëve, ajo e di që fëmijët e saj e kuptojnë se cka do të thotë të jesh përfaqësues dhe e kuptojnë që nëna e tyre ka një mision të shenjtë, kundrejt qytetarëve të Kosovës.
Shpesh djali i saj Joni i thotë, që ajo e ka për detyrë që njerëzit që e kanë mbështetur dhe e kanë votuar, t’i përfsqësoj në mënyrën më të mirë!
Ajo e ka të vështirë të rrëfejë përjetimin e saj për të gjitha që e kanë përjetuar njerëzit e Drenicës dhe Skënderajt. Ajo vjen nga një fshat i vogël Rrezalla, fshat ky që ka dhënë shumë burra në luftë.
“Mund të flas për shumë për atë ka ndodhur në Rrezallë, në shumë fshatra të Drenicës dhe të Kosovës. Ne kemi ende të pagjetur, kemi persona që trupat e tyre nuk janë kthyer ende në Kosovë” thotë Deliu duke vazhduar, “Unë gjithnjë i përmend prej përjetimeve më të vështira, humbjen e xhaxhait, i cili është vrarë gjatë luftës dhe ka lënë pas dy fëmijë të jashtëzakonshëm.”
Jo shumë shpesh rastis që Deliu të folë hapur për gjërat në sferën personale, mirëpo për Prive ajo rrëfeu shumë të pathëna, që ju mund t’i ndiqni të plota në videon e mëposhtme. /Prive.al