Njihuni me binjakët Carter: Beyonce shihet për të parën herë në publik me të posalindurit (FOTO)

By

Diva e kalibrit botëror, i mbajti larg publikut bebet e saja të porsalindura. Ndryshe nga ç’bëri kur ishte shtatzënë, duke u ekspozuar tërësisht me barkun e fryrë, ajo mbajti profil të ulët nga audienca në momentin që u bë nënë sërish.

Që nga njoftimi se ajo ishte shtatzënë, e deri te lajmi i padashur se ajo kishte lindur, shtatzënia e Beyonce, ishte njëra nga storiet e vitit.

Sidoqoftë, pesë muaj pasi u konfirmua se ajo dhe bashkëshorti i saj, reperi Jay Z, kishin mirëpritur në jetë binjakët e tyre, bota ka pritur të shohë imazhet e bebeve.

Sir Carter seen for the first time

Epo, kjo ndodhi vetëm pas pesë muajsh, ngase këngëtarja është parë mbrëmjen e kaluar me dy vogëlushët, Rumi dhe Sir.

Beyonce dhe nëna e saj Tina, janë parë duke i mbajtur në krahë bebet, në shtëpinë e këngëtares në Miami.

Rumi was also spotted

Në fotografi po ashtu shihet vajza e madhe e çiftit, Blue Ivy e po ashtu, edhe nëna e reperit Jay Z, Gloria.

Fotografitë janë shpërndarë me shpejtësi marramendëse në rrejte sociale, përderisa fansat e tyre ishin shumë të lumtur që më në fund morën një grimcë nga imazhi i vogëlushëve. /Prive.al

Baby Sir! Beyonce was seen holding Sir as she strolled around their Miami pad; they had arrived the day before

And had a blue shirt tied around his waist

Artikuj të ngjashëm