Njëri nga serialet më të njohura në botë censurohet në Kinë

By

South Park është një nga serialet më të njohura dhe të shikuara të kohës tonë. Seriali është tashmë i njohur për thumbimet dhe përmbajtjen e tij të pa censoruar.

Gjatë 23 sezoneve, ata kanë sulmuar shumë persona të famshëm. Krijuesit e shfaqjes Matt Stone dhe Trey Parker kanë përdorur South Park për të sulmuar ato që ata shohin si padrejtësi të botës.

 

Image result for writers of south park

Ja çfarë ndodhi kur bota, konkretisht qeveria kineze, nuk luajti sipas rregullave të South Park.

Në një episod të South Park të titulluar “Band në Kinë”, Randy Marsh shkon në Kinë, ku arrestohet për posedim të marijuanës. Atë e fusin në një kamp pune të detyruar, ku takohet me Winnie Pooh.

Një tjetër lojë ironke kjo pasiqë në jetën reale, Pooh është censuruar nga interneti kinez pasi pamja e ariut u krahasua me atë të Presidentit Xi Jinping.

Pjesa tjetër e episodit sillet rreth Cartman që formonë një bandë. Hollywood vendos që të krijojë një biopik të grupit, por ata duan të censurojnë historinë e jetës së grupit në mënyrë që filmi të lejohet në tregun kinez.

Djemtë përfundimisht lodhen nga vështirësia, duke shpallur se është frikacak për këdo që të censurojë artin e vet në mënyrë që të mund të gjejë sukses në Kinë.

Kjo histori referon një prirje të vazhdueshme në Kinë, ku qeveria e vendit synon të ndaloj dhe censurojë mediat amerikane.

New York Times raportoi se Partia Komuniste e Kinës iu përgjigj satirës së censurës së South Parkut me më shumë censurë. Të gjitha klipet e shfaqjes dhe diskutimet në internet për të janë fshirë nga interneti kinez. Një kërkim për South Park në faqen e internetit të njohur kineze Baidu Tieba të çon në këtë mesazh: “Sipas ligjit dhe rregullimit përkatës, kjo pjesë përkohësisht nuk është e hapur.”

 

Burimi: Hollywoodreporter.com

Artikuj të ngjashëm