Një zhvillim aspak i mirë për Mc Kreshën dhe Lyrical Son!

By

Dje iu njoftuam përmes një artikulli gjerë e gjatë në lidhje me albumin e ri të P.I.N.T i titulluar ‘Rapsodët n’Rap t’Sotit’.

Ky projekt shumë i madh që po pritet tash e një kohë të gjatë, me 28 këngë në total duket se dikujt i është ngutur për ta publikuar.

Siç ndodh jo shumë shpesh në diskografinë shqiptare, me gjasë nga interesimi i madh, disa prej këngëve kanë filluar të rrjedhin ilegalisht në platforma online për fansat që madje edhe e kanë kritikuar këtë zhvillim.

Me shpresë që një gjë e tillë të mos përsëritet, mbetet ta presim 8 Korrikun duke ruajtur shkëlqimin e një pune kolosale në hip-hopin shqiptar që zyrtarisht do publikohet për rreth një muaj e gjysmë. /PRIVE.AL/

 

Artikuj të ngjashëm