Ja si u dukën mbrëmë çifti Milot Binaku dhe Vjosa Shehu! (FOTO)

By

Ditën e djeshme, përpos Besart Halimit, edhe një tjetër emër i njohur kurorëzoi dashurinë.

Muzikanti i njohur Milot Binaku, i dha fund beqarisë duke u martuar me të fejuarën e tij prej rreth nëntë muajsh, Vjosa Shehu.

Ceremonia e zhvilluar në një prej hoteleve më me nam të kryeqytetit kishte shumë të ftuar, përfshirë normalisht edhe kolegë të Milotit.

Disa prej tyre si Seven Saraqi kanë postuar edhe imazhet e para nga ceremonia duke i uruar çiftit më të mirën e mundshme.

I pranishëm ka qenë edhe Robert Berisha, mirëpo kësaj rradhe me gjasë i pa shoqëruar nga Nora meqenëse në tavolinën shihen vetëm shokët teksa shijojnë dasmën. /PRIVE.AL/

 

Artikuj të ngjashëm