Sot është bërë një vit që kur ka ndërruar jetë nëna e reperes së njohur, Melinda Ademi.
E ëma e saj u nda nga jeta, nga beteja me kancerin e gjirit në moshën 50-vjeçare.
View this post on Instagram
Në njëvjetorin e vdekjes së saj, Melinda e kujtoi të ëmën përmes disa fotografive nga fëmijëria dhe fjalëve prekëse, duke i thënë se do ta ketë gjithmonë në zemrën e saj.
Në postimin e ndarë me ndjekësit e saj, Melinda u shpreh:
“U prefsh në paqe nënë, më mungon shumë dhe gjithmonë do të të kem në zemër”, ishin fjalët prekëse të Melindës. /Prive.al